FMN: Ekonomia po ringrihet

22/01/2014 00:00

Një javë, pasi Banka Botërore bëri në Washington një prognozë optimiste
për ekonominë botërore, shembullin e saj e ndoqi dhe organizata simotër,
Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Mesazhin kryesor i ‘World Economy Outlook’,  ishte pikerisht ky: ekonomia botërore vazhdon shlodhjen, por ajo eshte e brishtë dhe jo e njëtrajtshme. Rritja globale, sipas parashikimeve te FMN-se, nga tre perqind qe ishte vitin e kaluar, do te shenoje 3,7 përqind këtë vit, por vendet e industrializuara dhe ato në ekspansion ekonomik do të kene ritme të ndryshme.

Gradualisht, frenat per nje lehtesim te ekonomise po lirohen citon “Deutsche Welle” te kete thene kryekonomisti i FMN-se, Olivier Blanchard. Arsyet, sipas tij, jane tre: nga njëra anë, presioni për konsolidimin e buxhetit në shumë shtete ka rënë. Së dyti edhe sistemi financiar gradualisht po shlodhet. Dhe së fundi, pasiguria e përgjithshme po bie.

“Ne mesin e vendeve te industrializuara, me i theksuar rigjallerimi i ekonomise do te jete ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes se ne Europe. Ndersa brenda kontinetit te vjeter, rimekembja do te jete me e forte ne rajonet qendrore te tij dhe me e vogel ne jug. Shqetesim kryesor per Europen do te vazhdoje te perbeje niveli i larte i papunesise. Shkaqet perse rajonet jugore do te mbeten problematike, pavaresisht rritjes se eksporteve, jane mangesite ne konsolidimin e buxhetit, kërkesa e dobët në tregun e brendshëm dhe bankat e sipërmarrjet e dobësuara, të cilat kërcënojnë rritjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB