
Vendet e BE po përballen me krizën më të rëndë ekonomike dhe financiare që prej Luftës së Dytë Botërore dhe një ndër problemet më të mëdha është rritja e numrit të të papunëve, sidomos tek të rinjtë.
Edhe një vëzhgim i KE mbërrin në këtë përfundim, kur lëshon alarmin për reforma të menjëherëshme për të rritur punësimin, sidomos të të rinjëvem, që përbëjnë rreth 24% të numri të papunëve në gjithë BE-në.
Bëhet fjalë për 5.5 milion të rinj mes moshës nga 15 deri në 24 vjeç që e kanë të pamundur të gjejnë një vend pune. Vendet më të goditura janë ato të Europës Jugore. Lista kryesohet nga Spanja, ndjekur nga Italia, Greqia, Portugalia e më pas Franca.
Përvec kësaj në studimin e Brukselit thuhet se edhe ata që kanë fat dhe gjejnë një punë, nuk fitojnë mjaftueshëm sa për t’iu larguar rrezikut. Në total numri i të papunëve në BE shkon në 27 milion.
Top Channel