Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Qeveria tajlandeze vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytetin Bangkok dhe në rrethinat e tij për t’u përballur me valën e protestave që kanë përfshirë vendin prej javësh tashmë.
Gjendja e emergjencës i njeh qeverisë kompetenca të zgjeruara duke e shndërruar atë jo vetëm në një autoritet ekzekutiv, por edhe ligjvënës.
“Qeveria vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës në Bangkok dhe në rrethina për t’u përballur me protestat dhe për të vendosur zbatimin e ligjit”, deklaroi zv.kryeministri Surapong Tovichakchaikul.
Synimi është përballja me kaosin që ka përfshirë kryeqytetin nga protestuesit që kanë bllokuar dhjetra rrugë prej javësh. Protestat e organizuara nga opozita vendase kërkojnë dorëheqjen e kryeministres Yingluck Shinawatra.
Ata akuzojnë kryeministren se është një kukull në duart e vëllait të saj në ekzil, ish-kryeministri Thaksin Shinawatra.
Që prej 2006-ës Tajlanda është përfshirë në trazira jo të rralla politike. Ushtria rrëzoi ish-kryeministrin Thaksin pikërisht këtë vit. Në 2007 partia e Thaksin fiton zgjedhjet. Një vit më vonë Thaksin largohet prej Tajlandës pas akuzave për korrupsion të ngritura kundër tij.
Në dhjetor të 2008 vendi u përfshi nga protesta të forta anti-Thaksin, ndërsa gjykata shpall të jashtëligjshme partinë e tij. Abhisit Vejjajiva merr pushtetin.
Dy vjet më vonë, në mars-maj 2010 vendi përfshihet sërish nga protesta të fuqishme, këtë radhë në mbështetje të Thaksin. Dhjetra persona gjetën vdekjen dhe qindra të tjerë u plagosën kur ushtria ndërhyri me forcë për shpërndarjen e protestuesve.
Në korrik të 2011, Yingluck Shinawatra, motra e ish-kryeministri Thaksin fiton zgjedhjet dhe postin e kryeministres. Në nëntor të 2013, një vendim i qeverisë për të aministuar ish-kryeministrin nxit protestat e opozitës, që akuzojnë kryeministren si “kukull që kontrollohet” nga vëllai i saj. Në dhjetor të 2013-ës, kryeministrja Shinaëatra e detyruar nga protestat masive thërriti zgjedhjet e parakohëshme më 2 shkurt.
Opozita njoftoi bojkotimin e procesit zgjedhor dhe vazhdon protestat duke kërkuar dorëheqjen e menjëherëshme të kryeministres dhe formimit të një kabineti të përkohshëm qeveritar.
Top Channel