
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek kritikoi kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi se nuk e ka realizuar premtimin për sa i përket përfundimit të reformës zgjedhore në kohë.
Lunaçek kritikoi edhe punën që është bërë për të reformuar sistemin zgjedhor. Sipas saj, e vetmja gjë pozitive është kuota gjinore ndërsa të tjerat, përfshi zgjedhjen e presidentit nga parlamenti, përfaqësimi në një zonë zgjedhore dhe listat e hapura kanë mbetur ashtu siç kanë qenë.
“Qeveria e ka premtuar. E mbaj mend heren e fundit kur isha ketu ne shkurt. kryeministri me pati thene: Po, perpara veres do te nise reforma elektorale dhe deri tani kjo nuk ka ndodhur. Mendoj se kjo eshte nje shkelje e premtimit nga ana e qeverise ndaj qytetareve, sepse kete e kishin premtuar kur erdhen ne pushtet me 2011-en. Dhe mendoj se eshte diçka qe duhet te kishte ndodhur deri tani. Kam frike se deri ne zgjedhjet e ardhshme koha per reformimin e ligjit do te jete shume e shkurter”, deklaroi Ulrike Lunaçek, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian.
Ndryshe nga një pjesë e spektrit politik kosovar dhe nga diplomatët e huaj, deputetja e Parlamentit Europian nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e vendeve të rezevuara për komunitetin serb në Kosovë.
Ndonëse tha se për këtë duhet të vendosin institucionet e Kosovës, Lunaçek kujtoi se Kushtetuta e Kosovës u garanton serbëve 10 vende në Kuvend.
Duke iu referuar pretendimeve të Listës Serbe për përfaqësim më të gjërë në Kuvendin e Kosovës, Lunaçek ftoi kryetarët e komunave pa përjashtim që të zgjidhin problemet e qytetarëve brenda komunave e jo të aspirojnë poste ekzekutive ne Prishtinë.
“Është mjaft e qartë se Kushtetuta e Kosovës ka 10 vende të rezervuara për serbët, pavarësisht se sa serbe jetojne ketu apo sa prej tyre votojne. ato do te jene aty gjithmone, e po ashtu 10 per minoritetet e tjera. pra jane te garantuara. ndaj problemi shtrohet vetem per vendet shtese, pra nuk eshte se serbet do te humbin perfaqësimin në Kuvend.
Një lajm zhgënjyes për të gjithë qytetarët e Kosovës është se vizat nuk do të hiqen as këtë vit. Sipas Ulrike Lunaçek, liberalizimi i vizave mund të ndodhë brenda dy ose tri viteve të ardhshme.
Lunaçek: EULEX do të vazhdojë
“Janë mbi 250 çështje që ka nën hetim, duhet të qëndrojë”
Vazhdimi i mandatit të “EULEX”-it është një tjetër çështje për të cilën raportuesja europiane kembengul.
Në tekstin e rezolutës për Kosovën të miratuar ditë më parë në Parlamentin Europian thuhet se janë më se shumë 250 raste të cilat po hetohen nga “Eulexi”.
Rrjedhimisht, kërkohet nga institucionet e Kosovës që të vazhdojë mandatin e “EULEX”-it pas 14 Qershorit.
Sipas Lunaçek, Kosova ka ende nevoje per gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë në hetimet e rasteve të korrupsionit e krimit të organizuar.
Raportuesja europiane tha se Kosova nuk mund të presë së shpejti njohjen nga pesëshja europiane, por se qëndrimi i tyre tashmë është zbutur.
Në raport përmendet edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, por edhe në organizatat e sigurisë si “Europol” dhe “Interpol” në mënyrë që sipas deputetes Lunaçek, Kosova të ketë mundësi më shumë për ta luftuar krimin dhe korrupsionin.
Top Channel