“Litvinenko u vra nga Shërbimet Sekrete Ruse”

21/01/2014 15:30

Një mjek ligjor që ka hetuar vrasjen e ish-punonjësit të Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB), Alexandër Litvinenko, deklaroi se ka prova “të qarta” për përfshirjen e shtetit rus në eliminimin e tij.

Rasti Litvinenko fitoi vëmendje botërore pasi ai u helmua me lëndën radioaktive polonium, në vitin 2006.

43-vjeçari, i cili kishte punuar për KGB-në dhe më pas pasardhësen e saj “FSB”, ndërroi jetë tre javë pasi konsumoi substancën e hedhur në çaj.

Sipas familjes së Litvinenkos, ai ishte punësuar nga MI6, Shërbimet Sekrete Britanike dhe rusët vendosën të hakmerreshin, duke e eliminuar në një mënyrë mizore, për ta bërë shembull për të gjithë dezertorët e mundshëm të së ardhmes.

Hetimi për vrasjen e ish-spiunit të dyfishtë ka përcaktuar si autorë të mundshëm të hedhjes së poloniumit dy ish-ortakë të tij në FSB, por kërkesa e Londrës për ekstradimin e dy shtetasve rusë është refuzuar në mënyrë të përsëtitur prej Kremlinit.

Pavarësisht kësaj, autoritetet britanike nuk e kanë arkivuar çështjen dhe në bazë të provave në trupin e viktimës, mjeku ligjor Sir Robert Owen deklaroi të martën në gjykatë se “është gjithmonë edhe më e sigurt përfshirja e shtetit rus në vrasjen e Litvinenkos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA