Gjermani, 16 milionë viktima të hakerave

21/01/2014 15:45

Fjalëkalimet dhe detajet e tjera të 16 milionë gjermanëve janë vjedhur, bëri të ditur Agjensia Kombëtare e Sigurisë ditën e martë.

Zyra Federale e Sigurisë deklaroi se hakerat kanë infektuar miliona kompiutera të lidhur në internet me një software që i lejon ata të mbledhin të dhënat mbi emailet dhe fjalëkalimet e tyre.

Agjensia nuk bëri të njohur se çfarë progresi është arritur në përpjekjet për të identifikuar dhe vendosur përpara ligjit hakerat.

Megjithatë, ajo krijoi një uebsajt, ku njerëzit mund të kontrollojnë nëse kanë qenë viktima të këtij sulmi apo jo.

Kurrë më parë në Gjermani nuk ishte identifikuar një sulm kibernetik i përmasave të tilla, i cili ka prekur 1/5 e popullsisë gjermane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA