Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Fondi Monetar Ndërkombëtar rishikoi parashikimet e tij për rritjen ekonomike globale duke publikuar të dhëna akoma më pozitive se sa raporti paraardhës.
“Ekonomia botërore pritet të rritet me 3.7 përqind këtë vit, pas stanjacionit të 2013-ës”, thuhet në raportin e FMN-së.
Ekonomia më e madhe në botë, ajo e Shteteve të Bashkuara pritet të vazhdojë rimëkëmbjen dhe të ketë një rritje prej 2.8 përqind, nga 2.6 përqind që ishte parashikimi i mëherëshëm i publikuar nga FMN tetorin e vitit të kaluar.
Parashikime pozitive janë edhe për ekonominë britanike, që do të ketë një rritje prej 2.4 përqind, ndërsa ekonomia e vendeve të Eurozonës si një e tërë do të vazhdojë të lundrojë në ujëra të turbullta duke u rritur me vetëm 1 përqind.
“Eurozona ndodhet në pikën e kthimit nga recesioni në rritje ekonomike. Problem mbeten ekonomitë që vazhdojnë betejën e tyre me krizën financiare, si Greqia, Spanja, Qipro, Italia dhe Portugalia.
Edhe për këtë vit ekonomia kineze, sipas FMN-së, do të do të vazhdojë rritjen në shifra të kënaqëshme. 7.5 përqind është parashikimi i zgjerimit të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Në raport Fondi u kërkon vendeve të zhvilluara që të vazhdojnë me politikat stimuluese në mbështetje të rritjes së ekonomisë dhe hapjes së vendeve të reja të punës, ndërsa ndryshe nga herët e tjera, mungonte paralajmërimi “i shterjes së burimeve të rritjes ekonomike”.
Rritja ekonomike në disa ekonomi kryesore
Shtetet e Bashkuara, 2.8 përqind
Gjermani, 1.6 përqind
Francë, 0.9 përqind
Itali, 0.6 përqind
Britania e Madhe, 2.4 përqind
Kanada, 2.2 përqind
Rusia, 2 përqind
Kina, 7.5 përqind
India, 5.4 përqind
Top Channel