Dy persona humbën jetën, ndërsa 150 të tjerë u shpërngulën me helikopter nga banesat e tyre të përfshirë nga përmbytjet në Francën Juglindore, informuan të hënën autoritetet franceze.
Një person u mbyt në bodrimun e tij, një tjetër humbi jetën teksa makina u përfshi nga një rrymë uji, ndërsa një i tretë është shpallur i humbur në krahinën e Varit.
Rreth 4 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.
“Kemi pasur një nivel rekord rreshjesh”, deklaroi Laurent Cayrel, një zëdhënës vendor. “Situata është bërë shumë shqetësuese dhe rreshjet priten të jenë të shumta edhe gjatë mbrëmjes”, shtoi ai.
Në total, 155 persona janë shpëtuar me helikopterë nga banesat e tyre, të ndodhura në zonën më të prekur nga përmbytjet.
Top Channel