Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Irani ka nisur reduktimin e pasurimit të uraniumit, ashtu siç e dikton
marrëveshja e arritur me Shtetet e Bashkuara, Rusine, Kinen dhe fuqite
europiane në muajin nëntor.
I njejti pakt parashikon edhe lehtesimin e sanksioneve nderkombetare per republiken islamike. ‘Eshte nje hap vertet madhor ky qe ne po ndermarrim’, citohet te kete thene nje zyrtar i larte iranian.
Procesi do te zhvillohet nen mbikëqyrjen e Agjensise Nderkombetare te Energjise Atomike, çka ofron garanci per vertetesine e tij. Nga ana tjeter, pezullimi i pjesshem i sanksioneve te BE-se dhe Shteteve te Bashkuara do t’i lejoje iranin te rinise eksportet kryesore.
Deri ne fund te dites, ai duhet te vere ne levizje mekanizmin e dergesave petrokimike dhe tregtine e floririt, qe vlejne miliarda dollare. Marreveshja, pozitive ne syte e perendimit, le te pakenaqur Izraelin, qe ne menyre te perseritur ngre zerin kunder saj.
“Fakti eshte qe kjo marreveshje praktikisht i jep Teheranit mundesine te zhvilloje kapacitete ushtarake nukleare sipas deshires. Kjo eshte jashtezakonisht e rrezikshme jo vetem persa i takon stabilitetit dhe sigurise ne rajon, por edhe per boten perendimore, Europen dhe Ameriken. Besoj se duhet te fillojme te shohim mundesite sesi te mbrojme veten”, tha Uzi Landau, ministër i Infrastrukturës në Izrael.
Marreveshja e vulosur ne 24 nentor ne Gjeneve synon te krijoje terrenin e duhur per nje zgjidhje afatgjate te ambicjeve berthamore te Iranit. Ekipi i inspektoreve te Agjensise se Energjise Atomike mberriti ne Teheran te shtunen dhe raportimet i nis nga dita e sotme, çka shenon zyrtarisht nisjen e zbatimit te paktit. Ujdia zgjat 6 muaj, kohe te cilen palet shpresojne ta shfrytezojne per negociimin e nje marreveshje me te gjere dhe perfundimtare.
Top Channel