Njeriu që i bëri të ditur botës ekzistencën e një programi të fshehtë përgjimi nga ana e SHBA-ve, Edward Snowden, mund të jetë vënë prej vitesh në shërbim të Shërbimeve Sekrete Ruse (FSB).
Ky ishte përfundimi i arritur prej presidentit të Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, Mike Rogers.
“Ka arsye serioze për të besuar se Snowden nuk përfundoi ashtu rastësisht në duart e tyre, por se ndodhet në krahët e dashura që Moska i ofron një agjenti të saj të çmuar”, deklaroi Mike Rogers, në një program televiziv.
Ai nuk deshi të bënte publike asnjë provë, në mbështetje të kësaj teorie, por theksoi se FBI mbetet e sigurt që Snowden ka vepruar i vetëm.
Aktualisht, 30-vjeçari Snowden jeton në Rusi, ku i është akorduar statusi i azilantit politik.
Ish-kontradiktori i Agjensisë Kombëtare të Sigurisë përballet me akuzën e spiunazhit nëse do të rikthehet në SHBA, por ai mohon që t’i ketë dorëzuar ndonjë qeverie të huaj dokumente të tjerë, me përjashtim të atyre që ka bërë publike për mediat.
Top Channel