Nisi të hënën në Republikën Çeke procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes dhe ish-ambasadorit të vendit në Uashington, Martin Barak, i cili akuzohet për korrupsion.
Sipas “Associated Press”, nëse akuza do të provohet, Barak rrezikon një dënim maksimal prej 12 vitesh heqje lirie.
Çështja Barak u shndërrua në një skandal publik në vend kur ish-ambasadori amerikan në Pragë, William Kabanis, pohoi se ministri ishte përpjekur të shfrytëzonte detyrën, për të siguruar pesë milionë dollarë për përfitim personal.
Atëherë, Kabanis tha se Barak kërkoi 5 milionë dollarë, për të lejuar nënshkrimin e një marrëveshje me vlerë 150 milionë dollarësh me kompaninë çeke të prodhimit të kamionëve, “Tatra AS”.
Vetë Barak i ka mohuar të gjithë akuzat e ngritura kundër tij, ndërsa e ka konsideruar procesin si politik.
Top Channel