Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane Një nënë nga Merilendi në SHBA theri për vdekje dy nga fëmijët e saj dhe plagosi dy të tjerë, ndërsa po përpiqej të kryente një rit ekzorcizmi. Kështu bëri me dije policia e qytetit Germantown.
28-vjeçarja Zakieja Avery u arrestua dhe u padit për dy vrasje të shkallës së parë dhe dy tentativa për vrasje, pak orë pas ngjarjes makabër.
Bashkë me të është akuzuar edhe një grua e dytë, e cila nuk ka lidhje familjare me vrasësen, por ishte një fqinjë dhe mori pjesë në atë që ndodhi.
Viktimat janë 1-vjeçari Norel dhe motra e tij 2-vjeçare Ziana, ndërsa dy të plagosurit janë 5 dhe 8 vjeç.
Hetuesit e policisë thanë se dy të akuzuarat besonin se po kryenin një rit ekzorcizmi për të larguar djallin apo shpirtrat e këqinj nga fëmijët.
Autoritetet nuk dhanë detaje të mëtejshme, pse besonin se gratë po kryenin një rit të tillë.
Mësohet se policia u lajmërua nga fqinjët e vrasëses, të cilët thanë se kishin vënë re aktivitet të dyshimtë në shtëpinë e saj.
Top Channel