Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Një vajzë 4-vjeçare qëlloi dhe vrau kushëririn e saj moshatar në SHBA, në atë që autoritetet e kanë cilësuar një incident tragjik, por që mund të shmangej.
Dy të miturit ishin duke luajtur në shtëpinë e gjyshit të tyre në Detroit, kur vajza gjeti një pushkë të mbushur poshtë një shtrati. Djali u qëllua në gjoks dhe u shpall i vdekur kur mbërriti në spital.
Policia ka deklaruar se po heton nëse të ngrejë apo jo akuzë. Për momentin nuk dihet me saktësi se në pronësi të kujt ka qenë pushka. Një mik i familjes ishte i vetmi person i rritur në momentin e vrasjes, deklaroi policia.
“Është një incident tragjik dhe asgjë më shumë. Ngjarja nuk ka pasur qëllime dashakeqe”, deklaroi rreshteri Michael Woody nga policia e Detroitit.
Ai tha se ngjarja megjithatë mund të ishte shmangur, duke ritheksuar nevojën për mbajtjen nën kontroll të armëve, sidomos nga fëmijët. Arma e krimit ishte e një kalibri të vogël, shtoi zyrtari.
Top Channel