
Të gjithë arsimtarët në Kosovë duhet të kryejnë nivelin master të
studimeve. Ministria e Arsimit në bashkëpunim më Bashkimin Evropian
synon që brenda tre vjetësh të investojë mbi 800 mijë euro në
Universitetin e Prishtinës, për përgatitjen e pedagogëve në kuadër të
projektit TEMPUS.
Ky projekt ishte miratuar në vitin 2012, ndërsa do të fillojë të zbatohet në praktikë këtë vit, raporton gazeta “Tribuna”. Rektori Ibrahim Gashi ka thënë se me realizimin e këtij projekti synohet që të ngrihet perceptimi i profesionalizimit të pozitës së mësimdhënësit në Kosovë, sipas dispozitave ligjore dhe përvojave të mira evropiane.
Ky projekt, sipas Gashit, synon gjithashtu ta ndihmojë Fakultetin e Edukimit që të zhvillojë programe për aftësimin pedagogjik të mësimdhënësve në nivelin master dhe një program master për arsimin profesional, për mësimdhënësit e profileve të ndryshme joarsimore, që të kualifikohen për punë me nxënës. Sipas tij, të gjithë arsimtarët janë të detyruar të kryejnë masterin nëse dëshirojnë të vazhdojnë punën në këtë sektor.
Top Channel