Zbulohet rrjet ndërkombëtar pedofilie

17/01/2014 00:00

Bashkëpunimi mes hetuesve britanikë, atyre amerikanë dhe australianë zbardhën një rrjet të gjërë ndërkombëtar pedofilie, viktima të të cilit ishin fëmijë filipinas.

Në përfundim të hetimeve thuajse 2-vjeçare Agjencia Kombëtare Britanike e Krimeve deklaroi se në pranga përfunduan 29 persona, 11 prej të cilëve në Filipine. Mes të arrestuarve ka edhe familjarë që organizonin me vetëdije të plotë abuzimin me fëmijët e tyre në këmbim të parave.

Rrjeti kriminal funksiononte online. Të arrestuarit paguanin shumë të konsiderueshme parash për të parë në internet video të abuzimit seksual të fëmijëve.

“Ky hetim zbuloi një rrjet të rrezikshëm të abuzimit seksual me fëmijë, autorët e të cilit paguanin për të parë akte të tilla dhe mendonin se do t’i shpëtonin drejtësisë. Distanca prej mijëra kilometrash larg vendit të krimit, nuk bën diferencën për të, ata janë po aq përgjegjës, po aq fajtorë sa edhe abuzuesit fizikë të fëmijë”, deklaroi Andy Baker, zv.drejtor i Agjencisë Britanike të Krimeve në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB