Sulm pranë ambasadës së SHBA në Kuvajt, autoritetet amerikane njoftim qytetarëve të saj: Strehohuni në shtëpi deri në një njoftim të dytë E shoqja e ministrit indian të Shtetit dhe Zhvillimit Njerëzor, Shashi Tharoor u gjet e vdekur në një hotel të Nju Delhit pas raporteve se 57-vjeçari kishte marrëdhënie jashtëmartesore me një reportere pakistaneze.
Skandali shpërtheu të enjten nga disa mesazhe në rrjetin shoqëror “Twitter”, të cilat, sipas “BBC”, çifti i cilësoi si të “paautorizuara”, ndërsa gazeta “India Today” thotë se i kishte nxjerrë vetë e shoqja e tij, Sunanda Pushkar, në shenjë hakmarrjeje.
Ajo këmbenguli, megjithatë se nuk kishte ndërmend të largohej nga ministri dhe se martesa e tyre po funksiononte më së miri.
Pavarësisht situatës mes tyre, çështja Tharoor u interpretua në disa media vendase si shkelja e bastionit të fundit të jetës private për politikanet indianë.
Tharoor u martua me 2010-ten me Sunanda Pushkar, nje ish-tregtare qe e ushtronte veprimtarine e saj ne Dubai.
Po ate vit, ai u detyrua te hiqte dore nga pozicioni i vet i pare ministror per shkak te spekullimeve per perfshirje ne venie bastesh per nje ekip kriketi.
Asokohe u tha se Tharoor kishte perdorur postin per te marre aksione falas ne ekipin e Premier League Indiane të kriketit.
Vetë reporterja Mehr Tarar mohoi të ketë një lidhje me ministrin indian, ndërsa vete Tharoor, nga llogaria e te cilit në “Tëitter” u shkruan mesazhet e dashurisë për pakistanezen, deklaroi më vone se dikush tjetër kishte postuar në emër të tij pasi profilin ia kishin vjedhur.
Top Channel