Tre gazetarë të “Al-Jazeera” janë ndaluar në Egjipt, me dyshimin e përdorimit të materialeve të palicensuara, transmetimit të lajmeve të rreme dhe manipulimit të pamjeve të filmuara.
Lajmi për ndalimin e gazetarëve u konfirmua njëkohësisht nga autoritetet egjiptiane dhe nga rrjeti gjigant televiziv.
“Al-Jazeera” kundërshtoi këtë vendim të Kajros, duke thënë se akuzat janë të pavërteta, ndërsa përgënjeshtroi qëndrimin zyrtar, sipas të cilit raporterët i kanë pranuar akuzat.
Njëkohësisht, gjigantët informativë me qendër në Katar publikuan një artikull, në të cilin i konsideronin akuzat e ngritura ndaj gazetarëve si “tejet të pazakonta”.
Peter Greste, një australian që më parë ka punuar si korrespondent i “BBC”, kanadezi Mohammed Fahmy, shef i zyrës së Kajros dhe producenti egjiptian Baher Mohamed u arrestuan të gjithë në datën 29 Dhjetor në hotelin e tyre në Kajro.
Ata mbeten në izolim që prej asaj date.
Top Channel