SHBA sfidon ligjin e ri “provokativ” të Kinës

10/01/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara i kanë konsideruar si “provokative dhe tepër të rrezikshme” kufizimet e reja të Kinës ndaj anijeve të huaja të peshkimit në ujrat e diskutueshme të Detit të Kinës Jugore.

Nga 1 Janari, Kina u ka kërkuar peshkarexhave të huaja të kërkojnë miratimin për të hyrë në ujrat, që – sipas tyre – janë nën juridiksionin e tyre. Këto kufizime hedhin poshtë pretendimet territoriale nga Filipinet, Taivani, Malajzia, Brunei dhe Vietnami.

Jen Psaki, zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, tha gjatë së enjtes se Kina nuk ka dhënë asnjë justifikim bazuar mbi ligjet ndërkombëtare, për kufizimet e reja.

“Pozicioni ynë i kahershëm ka qenë ai se, të gjitha palët e shqetësuara duhet të shmangin çdo veprim të njëanshëm që shton tensionet dhe minon perspektivën për zgjidhje diplomatike apo paqësore mes kundërshtive të secilës palë”, tha Psaki.

“Vendosja e këtyre kufizimeve ndaj aktiviteteve të peshkimit të shteteve të tjera në pjesë të diskutueshme të Detit të Kinës Jugore është një akt provokativ dhe tejet i rrezikshëm”.

SHBA-të janë përplasur me Kinën, që pas deklarimit në Nëntor të zonës së re të mbrojtjes ajrore, mbi një rajon në Detin e Kinës Lindore, që pretendohet edhe nga Japonia e Korea e Jugut.

Në zonën e re të pretendimit, SHBA-të dërguan dy bombardues strategjikë B-52, duke shtuar edhe më tepër tensionet në Paqësor. Rregullat e reja kineze nuk përcaktojnë penalizime, por kërkesat janë të ngjashme me ligjin kombëtar të 2004-s, që thoshte se çdo anijeje peshkimi që hynte në territorin kinez pa leje, do t’i konfiskoheshin pajisjet dhe do të përballeshin me gjoba deri në 82,600 dollarë.

Hua Chunying, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze, tha se rregullimi i përdorimit të burimeve të Marinës është një praktikë normale. Përplasjet e Kinës me Filipinet kanë qenë veçanërisht të ftohta sa i përket rajonit të Detit të Kinës Jugore.

Raul Hernandez, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Filipineve, tha se Manila i ka kërkuar ambasadës së saj në Pekin të marrë më shumë informacione mbi rregullat e reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA