Francois Hollande padit revistën

10/01/2014 00:00

Presidenti francez Francois Hollande ka bërë të ditur se po mendon të padisë revistën ‘Closer’ pasi kjo e fundit ka publikuar se kreu i shtetit ka një marrëdhënie intime me aktoren Julie Gayet.

Hollande tha për agjensinë AFP se artikulli prej 7 faqesh ku përfshihen edhe foto “është një sulm ndaj të drejtës së privatësisë”.

41-vjeçarja Gayet është një figurë e njohur në kinemanë dhe televizionin francez. Ka shumë muaj që qarkullojnë zërat për një lidhje të saj me presidentin dhe aktorja ka ngritur padi ndaj disa blogerave për këtë çështje.

Revista ‘Closer’ e së premtes publikon se Francois Hollande shkon në Paris shpesh për të kaluar natën me aktoren edhe pse bashkëjeton me partneren e tij Valerie Trierweiler.

Hollande ka 4 fëmijë me ish-gruan e tij Segolene Royale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB