Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Presidenti amerikan Barack Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e ka ftuar në Uashington në muajt e ardhshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një komunikate për shtyp, ku thuhet se dy liderët kanë diskutuar për anxhendën e vitit 2014 dhe për incidentin me ski të Merkel.
Gjithësesi, telefonata e Obamës në adresë të kancelares shihet si një përpjekje e tij për të “shkrirë akujt”, pas zbulimit se agjencitë amerikane të sigurisë kishin përgjuar edhe celularin personal të zonjës Merkel.
Ngjarja ftohu marrëdhëniet mes Berlinit dhe Uashingtonit dhe u konsiderua nga qeveria gjermane si një veprim me të cilin administrata amerikane e kishte kaluar cakun.
Gjithësesi, brenda pak ditëve nga publikimi i skandalit, përmes dokumentave të ofruara nga ish-kontraktori i NSA-së Edward Snowden, Merkel deklaroi se do të ishte një gabim nëse Gjermania do të ndërpriste marrëdhëniet tregtare me Shtetet e Bashkuara.
SHBA, akuza ndaj Chris Christie
Guvernatori ka mbyllur dy korsi në urën “George Washington”
Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, që shihej si një yll në ngjitje për republikanët, po përballet me akuzat të ashpra, se zyra e tij urdhëroi më 9 Shtator mbylljen për disa ditë të dy korsive në urën “George Washington”, një nga më të mbipopulluarat në botë, për hakmarrje politike.
Kjo u bë për të ndëshkuar një bashkiak demokrat, që nuk mbështeti rizgjedhjen e guvernatorit. Chris Christie shtyu një takim mëngjesin e së mërkurës, pas publikimit të emaile-ve. Megjithëse nuk lexohet askund, se Christie ka urdhëruar mbylljen e korsive, pohimet e tij se “askush prej stafit të tij nuk u përfshi” rezultojnë jo të vërteta.
Skandali vjen ndërsa guvernatori i Nju Xhersit, që shihej edhe si një kandidat i mundshëm i republikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, po përgatitej të bënte një tur në të gjithë vendin, si kreu i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë.
Shtëpia e Bardhë mbështet NASA-n
Zgjat me 4 vjet jetën e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
NASA ka marrë mbështetjen e Shtëpise së Bardhë për t’i zgjatur jetën Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) me katër vjet, deri në vitin 2024.
Ndërtimi i ISS-së nisi në vitin 1998 dhe është një sipërmarrje e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kanadasë, Japonisë dhe shteteve pjesëmarrëse në Agjencinë Europiane të Hapësirës.
Angazhimet e tyre do të përfundonin në vitin 2020, por shumë inxhinierë besojnë se stacioni mund të punojë deri në vitin 2028.
Top Channel