Kinë, 14 viktima në një xhami

06/01/2014 00:00

Gjatë një shërbese fetare në Kinë, 14 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një xhami të rajonit Ningxia, pasi njerëzit shkelën njëri-tjetrin. Katër nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Sipas agjensisë së lajmeve Xinhua, ngjarja ndodhi gjatë ndarjes tradicionale të ushqimit në kujtim të një udhëheqësi fetar.

Hetimet kanë nisur për të kuptuar shkakun e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Grupi etnik Hui, shumicë në rajonin Ningxia, janë një nga minoritetet më të mëdha muslimane në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA