Veshje falas… nëse paraqitesh zhveshur
05/01/2014 00:00
Mëngjesin e së shtunës, në qytetet italiane të Romës dhe Torinos, njerëzit dolën me të brendshme për të bërë pazar pasi marka spanjolle Desigual kishte premtuar se 100 klientët e parë që paraqiteshin zhveshur do të merrnin rroba falas.
Shumë njerëz mbajtën radhë në Torino që nga mbrëmja e së premtes për të pritur orën 08:00 të ditës së shtunë, pa u trembur nga temperaturat e ulëta.




Desigual ka bërë oferta të tilla edhe në Madrid, Barcelonë, Berlin, Londër, Paris, Amsterdam dhe Lisbonë.
Marka spanjolle nuk është kufizuar vetëm me Europën pasi oferta ka shkuar edhe në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Top Channel