Është regjistruar aksidenti i parë me vdekje për këtë vit, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi në sektorin “Iliria” të plazhit, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësore.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se këmbësorja ka qenë duke kaluar rrugën, kur është përplasur nga automjeti tip Benz Mercedez, me targa AA 077 EK.
Drejtuesi i mjetit, Gelsi Gjeçi, 22 vjeç nga Kavaja, ka njoftuar policinë mbi aksidentin e rëndë, ndërsa është ndaluar nga shërbimet për të dhënë detaje mbi ngjarjen.
Viktima është identifikuar paraprakisht si shtetësja Lavdie Blloshmi, rreth 40 vjeçe, banuese në plazh, ndërkohë që burime policore bëjnë të ditur se ajo përdorte edhe një identitet të dytë.
Në vendin e ngjarjes, policia ka kryer veprimet proceduriale, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Top Channel