Metra larg tragjedisë
30/12/2013 18:35
Një avion me 65 udhëtarë në bord i shkoi shumë pranë tragjedisë, ndërsa realizonte një ulje standart në aeroportin e Isle of Man, në ishullin pjesë të territorit britanik.
Për arsye të panjohura, avioni i linjës “Flybe” mbërriti shumë pranë tokës në momentin e uljes, duke kaluar vetëm disa metra mbi një urë të ndodhur në afërsi të aeroportit.
Kalimi i rrezikshëm u kap në objektivin e kamerave të disa personave të pranishëm.
Hetimi i mëtejshëm zbuloi se kjo nuk ishte hera e parë që pranë këtij aeroporti ndodhnin ulje apo ngritje të rrezikshme, ndërsa midis incidenteve të regjistruara gjatë 2013-s përshihej edhe përpjekja për të verbuar me lazer pilotët.
Top Channel