Dita e martesës mund të jetë dita më e lumtur e jetës, por një studim i ri i publikuar ditën e hënë tregoi se është gjithashtu dita e cila shënon edhe fillimin e procesit të shëndoshjes.
Sipas një sondazhi të realizuar me 1 mijë persona në Britaninë e Madhe, pas martesës, partnerët shtojnë mesatarisht 1-1.5 kilogramë në vit.
Diçka e tillë ishte e vërtetë për 82% të çifteve të analizuara, ndërsa 72% e personave pjese e këtij kampioni analizues dëshmuan se pas lidhjes në martesë nuk ndiejnë më të njëjtin presion si më parë për të qenë të dobët.
Arsyeja kryesore e shtimit në peshë duket se lidhet me qëndrimin e më shumë kohëve në shtëpi se sa beqarët apo me aktivitete të tjera në çift, përfshi të ngrënët apo shikimi i televizorit.
Arsyeja kryesore psikologjike është reduktimi i presionit për t’u dukur mirë, pasi nuk ndihet më nevoja për një partner tjetër.
Top Channel