Kujdes! Ka një peshkaqen pas jush!

30/12/2013 00:00

Një nënë amerikane po i bënte foto djalit të saj 12-vjeçar, i cili së bashku me një shokun e tij po bënte sërf në Manhattan Beach të Kalifornisë, kur dalloi një peshkaqen të bardhë pas tyre.

“Ishte gjëja më shokuese që më ka ndodhur. Fëmijëve i thashë që ishte delfin pasi ne jetojmë këtu dhe ata e duan shumë detin”, tha për ‘KTLA’ gruaja që preferoi të mbetej anonim.

Kohët e fundit, shumë peshkaqenë të bardhë janë parë në këtë zonë.

Në fillim të këtij muaji, një banor i zonës kishte marrë kamerën me vete në ujë dhe gjatë xhirimeve arriti të regjistrojë plot tre peshkaqenë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta