“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Gjithmonë vesh pantallona të bëra me porosi dhe nuk e nxë dera e shtëpisë, por Sarah Massey thotë se është krenare për të pasmet e saj.
33-vjeçarja nga Cikago ka një diametër beli rreth 2 metra dhe peshon 203 kilogramë, por nuk e vret shumë mendjen pasi merr një asistencë prej 1000 dollarësh në muaj për shkak se lëvizshmëria e saj është shumë e limituar dhe e ka të pamundur të gjejë punë.
“Cdo ditë më hedhin ndonjë fjalë thumbuese në rrugë. Më parë më vinte shumë turp, por tani e mbaj kokën lart. Në shkollë më tallnin fëmijët e tjerë, por unë e kam të trashëguar këtë gjëndje. Nuk kam çfarë të bëj. Më parë shqetësohesha për atë që mendonin njerëzit për mua, por tani jam krenare për këtë që jam”, thotë nëna e dy fëmijëve.

Sarah ka zbuluar se online ka mijëra persona që pëlqejnë shumë format e saj dhe pasi fotot në Facebook i kanë marrë shumë “like”, ajo tashmë bën sete fotografike si një modele e vërtetë.

Top Channel