“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t (KUJDES! PAMJE TE RENDA) " /> (KUJDES! PAMJE TE RENDA) ">
Huang Chuncai nga provinca Hunan në Kinë është pacienti me masën më të madhe të tumorit të regjistruar ndonjëherë nga njeriu. (KUJDES! PAMJE TE RENDA)
37-vjeçari vuan nga një variant i rrallë i sëmundjes së rëndë që i shkakton rritje të pakontrolluar të qelizave të fytyrës.
Të mërkurën që kaloi mjekët kinezë ndërmorën një operacion të komplikuar duke i hequr 1.5 kilogram masë tumoriale në anën e majtë të fytyrës së tij, ndërkohë që do të duhen edhe disa operacione të tjera deri në heqjen përfundimtare të kësaj mase.

Pavarësisht deformimit të rëndë që krijon rritja e pakontrolluar e qelizave, që në rastin e 37-vjecarit kinez quhen neurofibroma, ato nuk janë kancerogjene.

Pesë vjet më parë masa tumoriale e Huang peshonte rreth 15-kilogram, peshë që i ka deformuar shtyllën kurrizore. Ai është diagnostikuar për herë të parë me simptomat e kësaj sëmundjeje në moshën 4-vjeçare dhe ndërsa vitet kalonin, masa tumoriale rritej gjithnjë e më shumë.

Top Channel