“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Hapen në Shtetet e Bashkuara kafenetë e para ku do të mund të tymoset
marijuanë për qëllime mjekësore. Dhe nëse kultivuesit po fërkojnë duart
nga gëzimi, edhe autoritetet lokale janë përgatitur të arkëtojnë taksat
nga biznesi i ri.
E ndërsa në Holandë ligjet për të ashtuquajturat “coffe shop” sa vijnë e shtrëngohen, si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët, nga 1 janari i vitit të ardhshëm në Amerikë do të hapen “dyqanet” e para në shtetet e Uashingtonit dhe Kolorados.
Biznesi është edhe turistik, pasi disa ndërmarrje të këtij lloji ofrojnë edhe shëtitje në grup të organizuara. Të dyja shtetet kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore pas referendumit të nëntorit të kaluar, por normativa do të hyjë në fuqi më 1 janar 2014.
Në Shtetet e Bashkuara kanabisi për përdorim mjekësor është i ligjshëm në 19 shtete, por Kolorado dhe Uashingtoni kanë bërë një hap përpara duke aktivizuar një sistem ku entet lokale do të mbikëqyrin kultivimin, shpërndarjen dhe tregtimin e barit.
Potenciali i tregut është i madh. Sipas një studimi të kompanisë ArcView, shitja formale e kanabisit do të rritet me 64% mes 2013-2014, nga 1.4 miliardë dollarë në 2.34 miliardë.
Top Channel