“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Harrojini makinat luksoze të James Bond. Agjentët e vërtetë 007 të
madhërisë së saj, nëse kanë fat, lëvizin me një “Ford Escort” ose me
biçikletë.
Garancia për këtë është dhënë nga Dame Eliza Manningham Buller, ish-shefe e shërbimeve sekrete britanike MI5, tek e cila është bazuar personazhi fiktiv “M” në filmat me James Bond, që interpretohet nga një “damë” tjetër, Judi Dench.
Zbulimi është bërë në një emision të radios së BBC, ku zonja Eliza ka vënë në dukje ndryshimet mes mitit të romaneve të Ian Fleming dhe jetës reale të agjentëve sekretë britanikë. (Poshtë në foto Eliza Buller majtas dhe Judi Dench djathtas)

“Në film është gjithçka shumë tërheqëse, ka shumë seks, pak gjasa që të vritesh dhe teknologji përmes të cilës mund të bësh gjithçka. Për të mos harruar shpërthimet dhe shkëmbimet e zjarrit që të japin adrenalinë, si dhe automjetet fantastike. Por në jetën time nuk ka pasur as “Aston Martin” e as “Ferrari”. Më tepër kemi përdorur biçikleta dhe, nëse ishim me fat, ndonjë “Ford Escort””, ka thënë ish-kryespiunia.

Top Channel