Policia, masa shtesë për Vitin e Ri
27/12/2013 12:50
Policia e Shtetit informoi për rritje të gatishmërisë dhe marrjen e masave shtesë për garantimin e rendit, në ditët festive që paraprijnë dhe pasojnë ndërrimin e viteve.
Konkretisht, janë marrë masa për sigurinë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidendale, të cilat gjykuar nga eksperienca e viteve të shkuara njohin një rritje në këtë periudhë të vitit.
Këto masa do të vihen në zbatim nëpërmjet rritjes së numrit të patrullave në rrugët e vendit, të kontrolleve dhe të efektivëve në gatishmëri për çdo situatës.
Njëkohësisht, do të merren masa shtesë për të garantuar sigurinë e ambasadave, rezidencave diplomatike dhe objekteve të tjera të rëndësisë së veçantë.
Top Channel