Kur ulja e çmimeve shoqërohet me incidente

26/12/2013 00:00

Dhune dhe të plagosur.Kjo është panorama e përvitshme e ditës kur ulen
çmimet në qendrat tregtare të Mbreterinse së Bashkuar, me rastin e
festave të fundvitit.

Si çdo vit ne Londer policia mobilizohet prane qendrave tregtare duke qendruar ne gadishmeri per çdo te papritur, pasi statistikat e viteve me pare nuk kane patur bilanc pozitiv.Njerez qe dynden qe ne oret e para te mengjesit per te pritur hapjen e dyqaneve,te moshuar dhe te rinje, te gjithe per nje gje.

Te perfitojne nga uljet e çmimeve.Festat e fundvitit pritet me shume eufori ne mbare Angline e cila hap te pakten 12 zinxhire kombetare dyqanesh ne mbare Mbreterine e Bashkuar.Qendrat tregtare kane paralajmerur nje ulje drastike te çmimeve, gje qe si cdo vit mobilizon londinezet te cilet kujdesen qe te zene radhen qe me nate prane dyerve te dyqaneve.

Mesatarisht rreth 15 mije bleres vershojne çdo vit ne pikat e shitjeve te veshjeve dhe paisjeve elektronike duke shkaktuar dhjetra te plagosur nga turmat.“Ishte nje çmenduri. Kishte aq shume njerez saqe nuk shihje dot asgje nga ato qe ishin ne shitje”,thote nje turist qe vitin e kaluar donte te perfitonte nga ofertat. Mbare Britania e Madhe regjiston incidente gjate shitjeve ne festat e fundvitit, por pakca fenomenin, skena te tilla jane te pashmangshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta