Një grua shtatzanë, Nicola McDoëall do ta mbajë mend lindjen e saj si tmerrësisht të pafat dhe fatlume në të njëjtën kohë.

Siç raportoi të mërkurën “Daily Mail”, nëna skoceze ishte drejt maternitetit, por rrugës dhembjet e saj të lindjes u bënë të papërballueshme dhe bashkëshorti parkoi makinën në një karburant, për të asistuar të shoqen.

Ndonëse të papërgatitur dhe të përfshirë nga ankthi, prindërit kuptuan se nuk kishte më kohë dhe se kishte ardhur momenti i lindjes.

Pikërisht në këtë moment, në karburant u afrua një grua e cila kishte nevojë të mbushte makinën e saj me benzinë.

Në një fat tmerrësisht të rrallë, gruaja qëlloi të ishte një mami profesioniste dhe asistoi në lindjen e djalit, i cili gëzon shëndet të plotë.

E vetmja gjë të cilit i mungon djalit dy ditësh është ende një emër… pasi prindërit ende nuk kanë arritur të gjejnë emrin e përshtatshëm për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA