I porsalinduri në gjendje kritike shërohet vetvetiu për Krishtlindje

25/12/2013 17:15

Një i porsalindur me një defekt të rëndë në zemër mundi të kalonte Krishtlindjet në shtëpi, pasi u kurua vetvetiu më parë gjatë javës.

Kjo ngjarje që mund të klasifikohet si një mrekulli e vërtetë ndodhi në Britaninë e Madhe dhe u raportua ditën e mërkurë prej “Daily Mail”.

Djali i sapolindur kishte një keqformim të rëndë dhe kishte nevojë për një transplant për të mbijetuar, ndërsa mbahej në jetë në spital vetëm nga pajisjet e sofistikuara.

Pavarësisht kësaj, mjekët i kishin bërë të qartë prindërve, Lois dhe Jason Tasker se djali i tyre Oscar kishte shumë pak shanse për t’ia dalë mbanë dhe se sigurimi i një zemre në kohë do të ishte një sfidë tepër e vështirë.

Megjithatë, më parë gjatë javës, një mjek mbeti i shtangur kur pa në kontrollin rutinë se të gjithë parametrat e fëmijës ishin normalë.

Pasi u kryen analiza të mëtejshme, u konstatua se Oscar gëzonte shëndet të plotë dhe se keqformimi ishte shëruar në mënyrë të pashpjegueshme për shkencën.

”Nëse dikush do të na kishte thënë disa muaj më parë se do të kalonim Krishtlindjet në shtëpinë tonë së bashku me djalin nuk do ta kishim besuar kurrë”, tha babai i mallëngjyer për të përditshmen.

”Kjo është dhurata më e bukur që mund të kishim ëndërruar”, shtoi 33-vjeçari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA