Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik Jane me qindra pika, edhe brenda prane zonave të banuara, ku mbushen dhe
tregtohen bombula gazi, pa respektuar asnje kusht teknik. Një gabim i
vogël njerëzor në keto pika mund të jetë fatal për jetën e qytetarëve.
“Jo vetëm për bombulat e pakolauduara, por bëjnë edhe mbushjen e gazit në këto pika, kur ligji e ka përcaktuar shumë qartë se ku duhen bërë mbushjet e bombulat.Këto bombula duhen mbushur larg qendrave të banuara sepse përbëjnë rrezikshmëri për jetën e qytetarëve. Me kaq pika sa kemi evidentuar këto ditë në Tiranë kemi një Gërdec të dytë, të gatshëm për të shpërthyer”, tha Ardian Çela, drejtues i Inspektoriarit Qendror Teknik.
Çela sqaron se jane mbyllur dhe konfiskuar bombulat ne 18 pika prane zones se Alliasit, por aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin.
“Bombat e pakolauduara janë mbledhur në ambientet e IQT-së. Pajisjet janë bllokuar dhe janë plumbosur. Në rast se ato do të preken do të ketë ndjekje penale”, tha Çela.
Nje tjeter shqetesim mbetet edhe cilesia e naftes qe tregtohet ne vend.Inspektoriati tregon se jane kryer investime te medha ne laborator pasi nuk ka patur asnje kusht per kryerjen e matjeve. Gjendja ne akset kryesore te vendit eshte e normalizuar, problemet mbeten disa pika ku ka perzierje te naftes me lende te tjera.
Top Channel