Santa Klaus në version polumbar

24/12/2013 00:00

Plaku i Krishtlindjeve zakonisht mbërrin në shtëpitë tona dhe shpërndan dhurata përmes slitës së tij të udhëhequr nga drerët. Por jo vetëm kështu.

Në akuarjumet e Tokios dhe Singaporit, Santa Klaus ka ardhur në versionin e polumbarit, duke bërë për vete vizitorët e vegjël të mbledhur.

Plaku, që me siguri interpretohet nga një i ri, noton mes peshqve, bën akrobacira në ujë dhe afrohet pranë vizitorëve duke vendosur dorën pranë xhamit të akuariumit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta