“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Me ardhjen e dimrit dihet që nevoja kryesore është të luftojmë të
ftohtin. Kështu që përveçse duhet të vishemi mirë dhe të sigurohemi për
ngrohjen e ambienteve ku qëndrojmë, një zgjidhje e menjëhershme është që
të përgatisim një çaj ose një pije tjetër të nxehtë, nga e cila mund të
marrim gjithë nxehtësinë për të cilën kemi nevojë në dimër.
Më poshtë do të gjeni një guidë me pijet e dimrit.
Ponçi
Është një pije e traditave të vjetra; ponçi përmban përzierje pijesh alkoolike prej portokalli dhe mandarine. Shpesh i përgatitur nga gjyshet, ai qëndron në vatrat e çdo shtëpie, ngroh atmosferën dhe ndihmon për ftohjet, sepse zhbllokon rrugët e frymëmarrjes.
Çokollata e ngrohtë
Të dashuruarit pas çokollatës së ngrohtë janë të ndarë në dy grupe, në ata që e duan atë të trashë dhe në ata që e duan të lëngshme për ta shoqëruar me biskota apo diçka tjetër. Fakti është se çokollata e nxehtë, nëse i shtohet edhe pak krem, mbetet një ndër më të preferuarat gjatë dimrit.
Vera brulé
Prania e pandërprerë në tregjet e Krishtlindjeve, vera brulé, është një aleat i madh për ditët e ftohta, veçanërisht në qoftë se ju do të festoni jashtë. Me një përzierje të verës së kuqe, portokallit, karafilit, kanellës, gota juaj e “zjarrtë” do t’ju ngrohë dhe do t’ju përfshijë edhe më shumë në euforinë e Krishtlindjeve.
Vera quente
Vera quente është versioni portugez i verës brulé. Ndërkohë në Brazil kjo e fundit përdoret edhe me rum.
Eggnog
Eggnog është një pije që ka si bazë vezën, qumështin, pije alkoolike të tilla si uiski, konjaku ose rumi, si dhe arrëmyshk, kanellë dhe ekstrakt vaniljeje. Kjo është tipike për festat e fundvitit dhe më tepër konsumohet ne Britaninë e Madhe, SHBA dhe Kanada.
Karkadé
Është një pije për fëmijë, e cila u jepej atyre në doza të mëdha kur ishin në kopsht. Ajo është e duhura për t’u ngrohur, ka një shije shumë të mirë dhe ka një ngjyrë mjaft të bukur të kuqe të thellë.
Bombardino
Protagonisti i padiskutueshëm i vendpushimeve dhe i “kasolleve” të skive, bombardino është aleati i të pasionuarve pas vendeve malore dhe të ftohtit. Me bazë brendi, pana dhe kafe, bombardino ose euphoniumi e merr këtë emër nga nxehtësia që kjo pije u fal individëve pasi e pinë atë.
Lëngu i zier i portokallit me kanellë
Kjo është një pije tipike e traditës franceze e bërë me lëng portokalli të zier, kanellë dhe mjaltë. Ajo është ideale edhe për fëmijët.
Hot toddy
Një pije tipike skoceze, e cila shërben më së shumti për të luftuar ftohjen. Ajo përgatitet me mjaltë, limon, ujë të zier dhe me pak uiski. Për ata që parapëlqejnë shijet pikante, kësaj pijeje mund t’i shtojnë pak arrëmyshk, një shkop kanellë dhe karafil.
Kafja irlandeze
Receta e kafes irlandeze parashikon një kafe me sheqer, të përmirësuar me pak uiski dhe pana të rrahur.
Grog
Pije tipike për marinarët dhe piratët. Ajo u prezantua nga Marina Mbretërore në shekullin e tetëmbëdhjetë. Pija alkoolike grog është e përbërë prej ujit dhe rumit, por asaj mund t’i shtohet edhe lëng limoni, kanellë ose sheqer i ëmbël. Në versionin me arrëmyshk quhet bumboo, e mirënjohur nga piratët dhe tregtarët.
Qumësht me brendi
Këshillë e pashmangshme për nënat që duan të largojnë kollën dhe ftohjen është qumështi i përzier me brendi apo edhe me raki. Zakonisht ai pihet përpara gjumit.
Kafe elbi
Kafeja prej elbit konsumohet nga ata të cilët preferojnë të evitojnë kafeinën. E butë dhe e këndshme, ajo mund të pihet në çdo orë të ditës.
Top Channel