“Lini gruan dhe fëmijën tim të vdesin”

24/12/2013 17:35

Një bashkëshort në Teksas dëshiron që gruaja dhe fëmija i tij i palindur të lihen të vdesin, raportuan të martën mediat amerikane.

Gruaja shtatzanë e Erick Munoz ndodhet në gjendje kome pa shpresë rikuperimi që prej Nëntorit, kur pësoi një emboli dhe fëmija i palindur mund të ketë pësuar dëme të parikuperueshme.

33-vjeçari, i cili me të shoqen e sëmurë ka edhe një djalë 1-vjeçar, kërkon që mjekët të shuajnë makinerinë që e mban në jetë gruan, duke e lënë atë dhe fëmijën e palindur që të prehen në paqe.

Megjithatë, ligjet e forta të Teksasit e pengojnë një veprim të tillë, përsa kohë foshnja është ende i gjallë.


Kohe me te lumtura: Erick Munoz dhe bashkeshortja e tij Merlise mbajne ne duar djalin e tyre Mateo gjate 2012-s

“Unë e njoh mirë gruan time dhe e di që nuk do të zgjidhte të jetonte në këtë mënyrë. Nuk jam dakord me këtë ligj”, deklaroi Munoz për “ABC News”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA