Ata do të jenë protagonistët e vitit 2014. Shprehjet e syve të tyre do të na bëjnë të mendojmë e kujtohemi më shpesh për ta. Dhe kjo në sajë të një kalendari realizuar me nismën e një grupi vajzash dhe grash nga kryeqyteti.

Do të jetë një kalendar me fotografitë e syve të bebeve të braktisura të Shtëpisë së Foshnjës Tiranë. I mbështetur nga një grup grash në biznes, por jo vetëm, kjo do të jetë ndërmarrja më promovuese për çështjen e tyre.

“Është një ide fantastike që nxjerr në dritë këta fëmijë. Këta rriten si gjithë fëmijët e tjerë. Ata janë për kopertinë”, thotë edukatorja

Soela është fotografja që ka mundësuar realizimin e fotove dhe pas saj vjen shpirti bamirës i shumë grave që kanë mbështetur nismën.

“Ndihma mos të jetë vetëm për festa, por gjatë gjithë kohës. Ndërgjegjësimi i njerëzve është shumë i rëndësishëm për këta fëmijë”, deklaron drejtoresha.

Shpesh i sjellim në vëmendje sa herë ngrihen kauza apo kur ka data të caktuara për ta. Por ka njerëz, të cilët mendojnë për këto foshnja të braktisura gjithmonë e madje në heshtje. Mbase ky kalendar do të na bëjë të kujtoheni për këto foshnja të braktisura çdo ditë të vitit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta