Durrës, në pranga për tentativë vrasje

24/12/2013 00:00

Një konflikt banal i para një muaji mes klientësh të dehur dhe
personelit te nje lokali ne qytetin e Durresit per pak sa nuk eshte
kthyer ne tragjedi.

Dy persona jane arrestuar, ndersa dy te tjere jane ne kerkim per ngjarjen e ndodhur ne nje lokal ne rrugen e Koder-Viles, ku u tentua te vriten dhe dy pronaret e lokalit. Grupi i te akuzuarve njihet nga policia si persona me precedente penal. Me pare ata ne gjendje te dehur jane konfliktuar me personelin e lokalit duke shkaktuar dhe demtim te orendive te tij. Punonjesit e lokalit dhe pronaret i kane nxjerre jashte, po naten e kaluar jane kthyer me arme per t’u hakmarre.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ne bashkepunim me njeri-tjetrin, ne lokalin e dy vellezerit Skender dhe Ermal Laçi, si dhe 38 vjecari Sokol Ndreka jane konfliktuar dhe kane goditur duke tentuar te vrasin me pistoletë dy vellezerit, pronare te lokalit, te cileve u kane marre dhe nje arme gjahu qe e mbanin me leje.

Ndaj te katerteve jane ngritur disa akuza, ku vrasja e mbetur ne tentative rendon mbi 38-vjeçarin Ndreka, i cili nuk eshte kapur nga policia ndersa ndaj vellezerve Laçi eshte ngritur akuza e kanosjes ne bashkepunim dhe armembajtje pa leje. Nga te shtenat nuk ka pasur te lenduar. Nderkohe per pasjen dijeni mbi rrethanat e ngjarjes eshte akuzuar edhe nje 22 vjeçar ndaj te cilit rendojne akuzat e moskallezimit te krimit dhe perkrahjes se autorit te ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta