Siri, vdes fotografi adoleshent

23/12/2013 00:00

Një fotograf adoleshent, fotografitë e të cilit në Sirinë e shkatërruar nga lufta kanë bërë xhiron e Botës , është vrarë të premten në kohën që po bënte foto në një spital të Alepos, aty ku rebelët dhe forcat qeveritare po shkëmbenin zjarr.

17-vjeçari Molhem Barakat punonte për agjensinë Reuters që nga muaji maj dhe fotot e tij ishin publikuar në shumë media anembanë Botës.

Gazetarë të shumtë kanë shprehur trishtimin e tyre pasi agjensia Reuters njoftoi në Twitter lajmin e vdekjes së fotografit të ri me origjinë turke.

Mendohet se që nga viti 2011, nga konflikti sirian kanë humbur jetën rreth 126 mijë persona.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta