Ai është 81 vjeç dhe ende ndjek pasionin për karikaturën. Vasil Lalo mund të quhet me plot gojën një nga veteranet e karikaturës shqiptare.

Për herë të parë, lapsin dhe letrën, Vasili i preku në vitin e larget 1956, kohë kur nisi të punonte si gazetar në të përditshmen”Bashkimi”.

I riu, përveç shkrimeve që bënte u tërhoq shumë nga zhanri grotesk i artit që fshikullonte veset e pakëndeshme të shoqerisë së asaj kohe.

Punët e tij janë jo të pakta. Thashethemi, intriga, servilizmi apo deri tek lufta e ftohtë midis dy superfuqive, skicoheshin me mjeshtëri nga i riu që e shikonte boten me një sy kritik.

Edhe pse një pjesë e temave të trajtuara u ka ikur koha, ndër punimet spikasin skica mëse aktuale…

Paçka moshës, nuk mendon kurrë ta lërë lapsin. Çdo ditë kalon orë të tëra në tryezë, duke materializuar mendimet për gjërat që sipas tij nuk shkojnë…

Shpesh herë është theres me armët që ka, lapsin. Ka punuar në të gjitha shtëpite botuese të kohës, duke publikuar shume punime.

Vasili është vleresuar me shumë çmime dhe mirënjohje për skicat më të famshme, në revistën “Hosteni”.

Gjatë viteve ka punuar gjithashtu si piktor filmi në ish-Kinostudio dhe njëkohesisht si pedagog pikture.

Në vitin 1987 doli në pension, por karikaturen e vazhdon dhe sot e kësaj dite.

Karikaturat në Shqipëri

Karikatura e pare shqiptare e dokumentuar daton perpara 101 vitetesh. Ate kohe Shqiperia ishte veçse nje shtet i sapoformuar, qe ne konferencen e ambasadoreve po copëtohej.

Nje diplomat i kohes hedh ne qarkullim nje karikature politike teper provokuese per shtetet kufitare.

Shqiperia paraqitej si zonje e bukur e veshur me xhublete e opinga, me gersheta te gjate, qe ne njeren dore mbante shpaten, ne tjetren koburen, drejtuar shteteve qe tentonin ta coptonin.

Me pas vjen periudha para clirimit dhe ajo gjate komunizmit ku u be shume e famshme revista “Hosteni”, numri i pare i te ciles doli ne vitin 1945.

E botuar dikur si shtojce e gazetes “Bashkimi”, me pak faqe, revista satiriko-humoristike e njohu shkelqimin e saj ne vitet ‘60-‘70.

“Hosten”, ne gjuhen popullore ishte shkopi i bariut qe drejton “qete”.  Me nje histori te veçante dhe te larmishme, revista reziston si e tille per 65 vjet.

Shume emra te mirenjohur publikuan karikatura tek “Hosteni” duke lene gjurme.

Dhimiter Ligori, Agim Sulaj, Bujar Kapexhiu, Koço Devole e shume e shume te tjere krijuan historine e karikatures “made in Albania”.

Me problemet qe trajtonte nen “sigla te vecanta”, ajo mori trajtat e nje reviste opozitare. Karikaturistet, nen pseudonime te vecanta, u bene “fobia” e administrates.

Nje plejade e tere karikaturistesh e kthyhen “Hostenin” nga me te pelqyeat, per kete arsye karikatura filloi te “pushtoje” kopertinen e revistes.

Karikaturat në botë

Askush nuk i shpenton karikatures. Politikane, kengetarë, aktorë, njerez te artit, madje dhe vete Papa…nese  je nen syrin kritik te artistitm, fenomeni apo vesi do te behet publik.

Vitet e fundit, karikatura eshte kthyer ne nje lloj ironie e forte kundra politikes dhe problemeve sociale.

Artistet nga e gjithe bota nuk kane nguruar te bejne skica per politikanet e tyre te cilet keq qeverisin apo ndjekin politika te gabura.

Tema te tilla si emigracioni, kriza ekonomike, globalizimi, racizmi, varferia, e ardhmja e Bashkimit Europian apo lufta per pushtet jane bere tema mese te zakonshme.

Edhe pse duket shume bashkëkohore, karikatura eshte shume e vjeter ne kohe.

Gjate gjithe historise se njerezimit ajo ka pasqyruar ironine dhe satiren e ndaj veprimeve apo sjelljeve te keqija te njerezve.

Gjurmet e para te saj te shpien ne parahistori, kur njeriu i lashte gdhendte ose vizatonte mbresat nga realietit.

Me vone, ne Asiri dhe sidomos ne Egjiptin e Lashte gjejme nje sere tablosh te punuara mbi papiruse. Faraonet e deri tek taksidaret dokumentohen ne papiruse e kohes.

Ne Greqine e lashte, aq e pasur me vepra arti, perkrah komedise u kultivua dhe karikatura.

Ne Rome gjithashtu, arti i karikatures pati nje zhvillim te gjere. Gjinia groteske qe nga ajo kohe edhe sot e kesaj dite ka perdorim te gjere.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta