Dobësimi nuk është vetëm një çështje vullneti, por shpesh herë edhe një çështje gjenetike, e konkretisht me ndryshime midis racave të ndryshme njerëzore.
Kërkuesit e Universitetit të Pitsburgut, në SHBA, pas një studimi arritën të provojnë se gratë me ngjyrë e kanë më të vështirë të dobësohen se gratë e bardha.
Studimi u realizua me 39 gra obeze me ngjyrë dhe 66 të tjera të bardha, të cilat pranuan të hynin vullnetare në një program dobësimi 6-mujor.
Ndonëse iu nënshtruan ekzaktësisht të njëjtit aktivitet fizik dhe të njëjtës dietë, gratë e bardha humbën të gjitha mesatarisht 3-4 kilogramë më shumë se të tjerat.
“Me sa duket, gratë me ngjyrë kanë një metabolizëm më të ngadaltë dhe për këtë arsye, për të pasur të njëjtin rezultat si personat e racave të tjera, ato duhet të konsumojnë më pak kalori ose të kryejnë një aktivitet më të madh fizik”, deklaroi doktori James DeLany, një prej autorëve të këtij studimi.
Top Channel