Martesë në shtratin e vdekjes

22/12/2013 17:00

Për Felix dhe Cola Glenny, në Britaninë e Madhe, momenti i martesës ishte më i lumturi dhe më i trishti njëkohësisht…. 23-vjeçari i premtoi besnikëri të përjetshme të dashurës së tij një vit më të vogël, në shtratin e tij të vdekjes.

Felix u shtrua për herë të parë në spital, me dhembje në stomak në 13 Nëntor.

Ai besonte se mund të kishte ulçër dhe ndaj i kishte neglizhuar dhembjet, por pas analizave, mjekët konstatuan se situata e të riut ishte shumë më e rëndë.

Në të vërtetë, ata zbuluan një vatër të madhe tumorale në zorrën e trashë, e cila kishte lëshuar metastaza në trupin e 23-vjeçarit, ku u identifikuan edhe disa tumorë të tjerë dytësorë.

Ky ishte momenti kur të gjithë planet e të ardhmes së çiftit u përmbysën, pasi mjekët i shpjeguan se ai kishte ardhur në spital tepër vonë për një trajtim të suksesshëm dhe se mbërritja deri në Vitin e Ri, do të ishte një arritje për Felix, pasi nuk i jepej më shumë se një muaj jetë.


Felix, disa muaj perpara se te goditej nga tumori mban ne krahe femijet e partneres

Përballë kësaj situate, të rinjtë përgatitën një martesë të shpejtë, ndërsa 23-vjeçari, pavarësisht situatës së pashpresë në të cilën ndodhet, mundi të thonte se kjo ditë, ishte më e bukura e jetës së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA