“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Pas refuzimit për ta shitur, drejtuesit e “BlackBerry” po përpiqen të mbijetojnë në tregun e telefonave inteligjentë, ku prej muajsh lundrojnë në ujëra të trazuara.
Kompania kanadeze njoftoi arritjen e një marrëveshje me kompaninë kineze, “Foxconn Technology Group” për furnizimin dhe bashkëpunimin në ndërtimin e produkteve të ardhshme që do të synojnë fillimisht tregun gjithnjë e në rritje aziatik.
Produkti i parë i këtij bashkëpunimi do të nisë shitjet në muajin janar në Indonezi dhe në vendet e tjera të Azisë Juglindore dhe në bazë të suksesit do të shtrihet më pas edhe në vendet e tjera.
Pritshmëritë janë të larta, si nga drejtuesit e dy kompanive, ashtu edhe nga adhuruesit e “BlackBerry” nisur nga fakti që kompania kineze që do të sigurojë materialin bazë të ndërtimit të telefonit, është e njëjta kompani që siguron këtë material edhe për “Apple”.
“BlackBerry” ka raportua vazhdimisht humbje këtë vit, humbje që shkojnë përtej 4 miliard dollarëve. Ish-telefoni që deri para 2 viteve ishte i preferuari i politikanëve dhe drejtuesve po vuan konkurrencën e Apple dhe Samsung që dominojnë tregun.
Top Channel