Një pilot tregoi një kokëfortësi të rrallë në profesionin e tij, ndërsa vonoi pasagjerët për dy orë e gjysmë në aeroport, në pritje të një sanduiçi.
Kapiteni i “Pakistani International Airlines”, i identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Naushad, duhet të drejtonte avionin nga Nju Jorku për në Lahore, Pakistan, një udhëtim që do të zgjaste mbi dhjetë orë.
Kapiteni Naushad kishte menduar se si zakonisht, ushqimi do të shërbehej në fluturim, por në këtë ditë të veçantë, linja nuk kishte mundur të përmbushte detyrimet e saj të kateringut dhe të disponueshëm për udhëtarët e pilotët ishin vetëm disa kikirikë e biskota.
I irrituar nga ky konstatim, kapiteni porositi një sanduiç nga një hotel me pesë yje që ndodhej në qytet dhe priti deri në mbërritjen e tij, dy orë e gjysmë më vonë, për t’u nisur.
Problemet me shërbimin e kompanisë nisën në datën 25 Nëntor, kur bordi drejtues vendosi që të hiqte sanduiçet nga menuja e fluturimeve të gjata, me qëllim që të kursente sa më shumë para.
Top Channel