“E urrej të shkoj në shtrat natën”, familja Osbourne rrëfen dhimbjen pas vdekjes së Ozzy-t
Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “një mollë në ditë mban doktorin larg” dhe kjo gjë është vërtetuar edhe shkencërisht tashmë. Sipas kërkuesve shkencorë të Universitetit të Oksfordit, personat mbi moshën 50 vjeç që hanë të paktën një mollë në ditë ulin ndjeshëm rrezikun për të pësuar atak në zemër.
Sipas përllogaritjeve të tyre, molla parandalon rreth 8500 arreste kardiake në vit vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Doktori Adam Bridges, udhëheqësi i studimit, deklaroi se ngrënia e mollës është shumë e rëndësishme për personat mbi 50 vjeç, sidomos për ata që marrin ilaçe.
“Nuk po them se mjekët duhet t’i zëvendësojnë ilaçet me mollë, por të gjithë duhet të hanë më shumë fruta”, tha Dr. Bridges.
Në studimin e publikuar në ‘British Medical Journal’ tregohet se ngrënia e mollës e ul me 12% rrezikun e atakut në zemër dhe ngrënia e një molle të dytë gjatë ditës e ul këtë rrezik me 12% të tjera.
Top Channel