Mosha më shumë është çështje perceptimi; apo të gjithë kanë moshën që ata ndjenë. Flasim për njerez të shëndetshëm, veçanërisht tani që jetëgjatësia po zgjatet me më shume se tre muaj çdo vit që kalon.

Një studim i publikuar në revistën shkencore amerikane “Population and Development Review” (Rishikimi i Popullësisë dhe Zhvillimit) tregon faktorët që kontribuojnë për të përcaktuar “moshën e vërtetë”. Ata janë: shëndeti, shkalla e paaftësisë apo pamundësisë, funksionet njohëse.

Këtë e konfirmojnë edhe rezultatet e një kërkimi të publikuar pak kohë më parë në “Revistën Mjekësore Britanike” mbi binjakët. Njëri prej tyre jetonte më gjatë se tjetri dhe faktori që ndikonte ishte se ai ndjehej më i ri.

Janë dy forcat më të mëdha të rinisë: të projektosh dhe të jesh aktiv. Të mos e ndjesh kurrë mbylljen e horizonteve duke e parë të ardhmen të ngatërruar.

Është truri që ka rëndësinë më të madhe, por nuk duhet të tejkalohen kufijtë, nuk duhet të hani shumë por as pak, të pini ujë me kujdes, të ndaloni duhanin, janë këto pikat thelbësore. Duhet të shkoni te mjeku të vizitoheni, e nëse është e nevojshme edhe të kuroheni. Nuk mjaftojnë gjenet, por një raport i mirë me veten është shumë i rëndësishëm.

Në fund të fundit, të gjitha fetë shtyjnë drejt “ekzaminimit të ndërgjegjes” për të thënë në fund: “Jetova pa humbur asnjë rast, asnjë mundësi dhe nuk hoqa dorë nga frika”.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta