Indonezi, punon 30 orë radhazi, vdes e reja

18/12/2013 00:00

Një vajzë e re që punonte me orë të zgjatura dhe që ankohej shumë për këtë gjë në rrjetet sociale, ka vdekur ditën e shtunë disa minuta pasi publikoi në Twitter këtë mesazh: “30 orë punë radhazi dhe ende mbahem e fortë!”

Mita Duran, 24-vjeçarja nga Indonezia, punonte për Young & Rubicam, një agjensi reklamash në Xhakarta.

Ditë më parë ajo kishte përshkruar në Tumblr jetën e saj që konsistonte në punë, punë dhe punë.

“Jam ende këtu. Nuk po jetoj fare. Dikush të më nxjerrë me zor nga zyra. Po mendoj të marr shtratin në punë.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta