E keni vënë re? Duket sikur u i ku koha trimerive te paarsyeshme plot testosteron e Shvarcenegerit, Stalones, Uillis e te tjereve.

Vendin e tyre e kane zënë me sukses protagoniste femra që mposhtin këdo që u del përpara.

Fundjavën që lamë pas në kinema ishte një film i tillë.
“Hunger Games”, me protagonisten Ketnis Everdin, na kujtoi gjithë ato personazhe femra që kanë sjellë një erë të re në kinematografinë me aksion.

Protagonistet e “Lara Kroft”, “Dragoi i Fshehur”, “Te vrasim Billin”, princesha luftetare Ksena, “Gruaja-mace”, “Ëngjëjt e Çarlit” e shume e shume te tjera kanë goditur ne menyre spektakolare e kane vrare meshkuj,  kanë thyer gjëra, u kane vene flaken ndertesave e s’u kanë lënë gjë mangut heronjve te aksionit.

Vetem mes viteve 1991-2005 ka 157 femra protagoniste ne filmat e aksionit, sipas sociologes Kethrin Gilpatrik ne shkrimin e tabloidit britanik “The Guardian”.

Vetem 7 per qind prej tyre kishin ne kontroll situaten, 58 per qind ishin te nenshtruara nga personazhet meshkuj dhe 30 per qind vdesin.

Studimet tregojnë se 74 për qind e meshkujve i ndjekin filmat me protagoniste femra në aksion për shkak të tërheqjes seksuale. Ndërsa 73 për qind e femrave i shikonin pasiu u pëlqente të shikonin gjininë e tyre në këto role.

Një studim i Universitetit te Uashingtonit zbuloi se 56% e grave thonë se këto personazhe ndikojnë për mirë për barazinë gjinore dhe 75% e tyre thone se mund t’i aplikojnë shumë tema te tilla në jetët e tyre.

Sensi i fuqizimit eshte ajo cfare ato marrin prej tyre.

Gjithsesi jo te gjitha protagonistet kane ne duar nje arme. Aktorja Natali Portman ka zgjedhur te qendroje larg aksionit qellimshëm.

Sipas saj, te jesh pjese e nje roli pozitiv femeror nuk do te thote te kapesh armet apo te besh karate.

Sipas saj, kjo s’ka asgje feministe, por perkundrazi sjell nje model te gruas maço.

Nje vezhgim qe ve theksin ne nje paradoks. Heroinat e aksionit sigurisht qe jane heroina, por a eshte kjo femerore? Dhe nese s’eshte, cfare ndikimi japin tek te dyja gjinite, si meshkujt dhe femrat?

Shume kritike te tjere thone se keto personazhe krijojne pershtypjen se duke u perpjekur te tregojne se grate jane te fuqishme, thjesht tregojne se grate per te qene te tilla duhet te jene anormale.

Tradicionalisht, ne mungese te muskuve, grate jane mbeshtetur tek intelekti per te marre ate çfare duan.

Personazhi i Portman, Xhein, kontribuon ne luften kunder “Djallit” permes ekspertizes se saj ne astrofizike.

Karaktere si kjo mund te sigurojne nje model me te dobishem per vajzat e reja sesa goditjet e Ketnis tek “Hunger Games”.

Por, ajo cfare mbetet per t’u shenuar eshte thenia e aktores Mariel Heminguej, mbeses se shkrimtarit te famshem. “Ky është një biznes i drejtuar nga meshkujt, qe duan t’i shohin grate ne nje menyre te tille”.

Sa te jete keshtu, duket se heroinat e aksionit do te jene rreth e rrotull, per te mire a per te keq.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta